Deputeti serb në TIFF, Serdjan Dragojeviç një prej anëtarëve të jurisë së festivalit
Serdjan Dragojeviç, deputeti i Partisë Socialiste serbe që drejtohet nga Ivica Daçiç, ndodhet në Tiranë si pjesë e jurisë së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit.Edhe pse në kryeqytetin shqiptar ai vjen si një nga regjisorët dhe skenaristët më të njohur të kinemasë Serbe, Dragojeviç ka prekur edhe temat të nxehta që kanë shkaktuar përplasje politike mes dy vendeve, si ndeshja Serbi-Shqipëri.Serdjan Dragojeviç: Njerezit ishin shume kuriozë kur ju thashë që do të shkoj në Shqipëri, por të them të vërtetën nuk e kuptoj kete lloj kurjoziteti. Ne jemi fqinj te mire, dhe marrëdhenia jonë duhet të vazhdojë në bazë të marrëdhenieve të mira të fqinjësisë dhe jo ne bazë të një ndeshje futbolli. futbolli eshte futboll.Deputeti i Serbisë Dragojeviç ka vlerësuar edhe kinematografinë shqiptare pasi ka parë dy nga filmat pjesëmarrës në festival.Serdjan Dragojeviç: 120 filmat në festival kanë qënë shumë të mirë nga ana kinematografike. Sot ndodhem këtu si artdashës duke lënë mënjanë petkun e politikanit e mund të them që filmat shqiptare jane nje menyre e mire per tu njohur me historine e shqiperise dhe periudhen e tranzicionit te saj.Një ditë para përfundimit të festivalit ndërkombëtar të filmit në kinema Millenium në kryeqytet u shfaq premiera e filmit kosovar "BABAI", i cili do të shfaqet dhe në ceremoninë e mbylljes në datë 5 nëntor në orën 18.