"E dua Vlorën" koncerti i bamirësisë në ndihmë të familjeve të përmbytura

"E dua Vlorën" një mbrëmje bamirësie ka mbledhur në një skenë gazetarë, artistë të këtij qyteti.Salla e teatrit "Petro Marko" u mbush plot mbrëmjen e të hënës dhe të ardhurat e biletave do ti kalojnë për ndihmë familjeve të prekura nga përmbytjet.Shfaqja u drejtua nga gazetari Enrik Mehmeti ndërsa performuan këngëtarë si Aurela Gaçe, Revolt Klan , Kurorat Fiks, Parodistët e Vlorës.Nga skena u përcollën mesazhe solidariteti për familjet të cilat u prekën nga përmbytjet e fundit.Organizatorët u shprehën se një aktivitet i tillë nuk do të jetë i vetmi por ky është vetëm fillimi.Gazetari Mehmeti apeloi në skenë për të dhënë kontributin të gjithë ata që kanë mundësi, jo vetem ne rastin e permbytjeve ku qindra familje po përjetojnë vështirësi të medha.Të ardhurat e mbledhura nga shitja e biletave do tu shpërndahet këtë fundjavë familjeve në nevojë. Ky aktivitet u mbështet dhe nga disa subjekte private.e dua vloren 12204705_1051098161587746_752693032_n 12202132_1051098164921079_675720930_n e dua vloren 12208063_1051098181587744_899106037_n 12202219_1051098108254418_938363629_n 12212135_1051098114921084_618308572_n   /Oranews.tv/