Hapësirat publike, nis aksioni për lirimin e tyre në tregje

Lirimi i hapësirave publike ka nisur me një aksion të policisë bashkiake të Korçës, e cilat është përqendruar tek tregjet dhe lokalet. Aksioni është në funksion edhe të përmirësimit të anës estetike të këtyre zonave.Lirimi i hapësirave publike ka sjellë ndërhyrjen e Bashkisë së Korçës, e cila nisi aksionin për prishjen e tendave metalike në zonën e njohur si tregu i maqedonasve.Të lajmëruar prej një jave nga ana e Bashkisë, tregtarët në pjesën më të madhe i kanë larguar vet tendat, ndërsa nuk pati përpasje me policinë bashkiake.Kletjon Kita: Ishte një kërkesë e vazhdueshme edhe nga ana estetike, por edhe funksionale. Nuk ishin kushtet për një zonë kaq të populluar me pallateAksioni i Bashkisë per lirimin e hapesirave publike në qytet ka nisur prej gati dy javësh dhe është shtrirë kryesisht në tregjet e Korçës.Ndërhyrja synon përmirësimin e anës estetike të lokaleve të shërbimit dhe tregjeve. Ditët në vijim Bashkia pritet të ndërhyjë në tregun e rrobave të përdorura.