Mungon infrastruktura, banorët e lagjes së re: Jetojmë si në mesjetë
Rreth 4 mijë banorë të lagjes së re të Kukësit, zonë e populluar rishtas pas viteve ‘90, ngrenë problemin e mungesës së infrastrukturës. Banorët thonë se kushtet ku ata jetojnë nuk plotësojnë as standardet më minimale të jetesës.Banorët e lagjeve periferike të qytetit të Kukësit thonë se jetojnë në kushte shumë të vështira, që sipas tyre ngjasojnë me ato të mesjetës.Pa ujë të pijshëm, pa infrastrukturë rrugore, pa kanalizime, pa një rrjet funksional të energjisë elektrike, janë disa nga problemet që ngrenë banorë, të cilët me ardhjen e dimrit edhe izolohen.Banorët: "Kemi probleme me ujin, këtu kalohet vetëm me çizme. Energjia për faqe të zezë".Banor tjetër: "Kemi shumë probleme me energjinë. Rruga e keqe, me gropa. Dëmtojmë makinat".Lagjia Bozhe në qytet, është populluar vitet e fundit, kryesisht nga banorë të ardhur nga zona të thella të Kukësit.