Ministri i Jashtëm turk takohet me përfaqësuesin e kurdëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2015, 15:12
Ministri i Jashtëm turk, Feridun Sinirlioglu, u takua me Presidentin e kurdëve në Irak Massoud Barzani gjatë vizitës së tij zyrtare në vend.Ai u prit në Erbil nga zyrtarët kurdë, por ende nuk janë publikuar detaje të takimit apo bisedës së zhvilluar mes palëve.Takimi vjen pas fitores absolute në zgjedhje të partisë së themeluar nga Presidenti i vendit Rexhep Tahip Erdogan dhe protestave të kurdve në juglindje të Turqisë menjëherë pas rezultatit të votimeve.Erdogan u zotua se do të vijojë sulmet ajrore kundër militantëve kurdë të partisë pro kurdistanit në Irak, pas shkejes së marrëveshjes së armëpushimit në korrik të këtij viti.