"Historia e Çamërisë", promovohet libri i historianit Kristo Frashëri

Historia e Çamërisë vjen për herë të parë me një këndvështrim historik nga akademiku dhe historiani, Kristo Frashëri. Botimi i UET press, sjell fakte dhe dëshmi rreth asaj se çfarë ka ndodhur me shqiptarët e Çamërisë ndër shekuj. Akedemiku Frashëri nuk ishte i pranishëm për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, por nuk munguan personalitete të larta të shtetit, përfaqësues të botës akademike dhe medias.Rreth librit foli djali i Kristo Frashërit, Gjergj Frashëri.Gjergj Frashëri : “Historia e Çamërisë është kryesisht historia e një rezistence shekullore etnike. Është historia që kanë zhvilluar me radhë banorët e viseve tona të ekstremit jugor.Shqiptarët e Çamërisë për të përballuar përkatësinë e tyre etnike shqiptare. Është një histori fatkeqe e cila përfundoi me një golgota biblike të organizuar nga qeveritarët nacionalistë ."Një mendim historiko-politik u dha edhe nga Kryetari i Partisë Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi.Shpëtim Idrizi : "Ne nuk mund të binim në të njëjtit shtrat ku u dashuruan etshëm fqinjët tanë . Ne nuk tundim sot flamujt e separatizmit siç bënë dhe bëjnë gjithmonë disa nga politikanët në Greqi, Serbi apo Shqipëri duke përqafuar doktrina të tilla si Megaloideja apo Vorio Epiri."Në përfundim, në shenjë mirënjohje, familjes Frashëri ju dha një vlerësim nga Shoqata Çamëria. /Oranews.tv/