Ekspozohen në Berat ikona e objekte artizanale antike

Në Berat është hapur ekspozita me ikona dhe objekte artizanale që prej periudhës së IV p.e.s. Synimi është që përmes saj të promovohet trashëgimia kulturore tek brezat e rinj.Berat-Ekspozita "Uji në arte dhe zejtari në rajonin e Beratit, që merr pikënisja nga shekulli IV para Krishtit deri në shekullin XIX pas Krishtit", së bashku me një katalog shkencor dhe disa module edukative për nxënësit e shkollave, janë prezantuar në Muzeun Kombëtar, Onufri në qytetin e Beratit.Ekspozita me ikona, objekte të artit dhe artizanatit, dorëshkrime, shoqërohet me një katalog të veçantë shkencor, i cili ofron një material të rëndësishëm informues për artin dhe zejtarinë në rajonin e Beratit.Aktivitetet promovuese në Berat kanë ndikuar pozitivisht në shtimin e numrit të vizitorëve, ku nga Janari deri në Tetor qyteti ka mikpritur rreth 23 mijë turistë./Oranews.tv/