Presidenti vlerëson me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” gjuhëtarin Bahri Beci
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani vlerësoi gjuhëtarin e mirënjohur dhe akademikun Bahri Beci me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të çmuar dhe veprimtarisë së tij të vyer shkencore prej gati gjashtë dekadash në shërbim tëgjuhësisë dhe studimit krahasues tipologjik të sistemit fonetik të shqipes letrare, si dhe historisë së formimit të shqipes së sotme standarde.”Në fjalën e mbajtur me këtë rast Presidenti i Republikës çmoi lart figurën e Profesor Becit për kontributin e çmuar dhe veprimtarinë e vyer shkencore në shërbim të gjuhësisë dhe studimit krahasues tipologjik të sistemit fonetik të shqipes letrare, si dhe historisë së formimit të shqipes së sotme standarde.“Dëshiroj të vë në pah prezantimin dinjitoz nga ana e tij të gjuhës shqipe, si gur themeli i një trashëgimie të pasur të një kombi ndër më të vjetrit në Ballkan dhe në Evropë, edhe përmes botimit të mbi 150 artikujve studimorë në revista brenda dhe jashtë vendit, si në Austri, Greqi, Francë, Itali, Rumani, etj.” – u shpreh Presidenti Nishani.Presidenti Nishani bëri apel edhe për ruajtjen dhe pasurimin e mëtejshëm të gjuhës shqipe nga gjuhëtarët, gazetarët, shkrimtarët, figurat publike, mësuesit.