Fundjava kulturore, koncert në TOB dhe tragjedia Hamleti në teatër
Pas masterklaseve të mbajtura me 18 solistët e TKOB, Ermonela Jaho ka asistuar edhe në koncertin e mbajtur prej tyre.Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho pak ditë më parë shprehu vlerësimet më të mira për artistët e rinj, të cilët ajo i quajti kolegë dhe për të dëshira e tyre për të mësuar është vërtet e madhe.Mbrëmjen e së shtunes jo vetëm TKOB, por edhe teatri “Kujtim Spahivogli” ofroi për artëdashësit një premierë mjaft të njohur, "Hamletin" e Shekspirit.Një Hamlet ndryshe, i cili vjen i interpretuar nga aktorja Luiza Xhuvani.Premiera e cila vjen për të dytën javë me rradhë në skenën e teatrit eksperimental ka tërhequr vëmendjen e artëdashësve të të gjitha moshave, të cilët shprehën vlerësimet më të mira për Luiza Xhuvanin dhe Hamletin.Të gjithë ata që nuk kanë pasur mundësinë të ndjekin Luiza Xhuvanin në rolin e Hamletit do të kenë mundësinë ta ndjekin atë edhe mbrëmjen e së dielës në orën 20:00 në teatrin eksperimental “Kujtim Spahivogli”.