Berat, çelet ekspozita, "Forma i mjafton mendimit"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2015, 15:55
"Forma i mjafton mendimit",është ekspozita e çelur këtë fundjavë për artëdashësit e qytetit të Beratit.Artisti nga Elbasani Gëzim Llalla e ka hapur këtë ekspozitë me dy cikle, një mozaik dhe një instalacion gurë dhe dru. I tërhequr që femijë nga të dy elementët që gjenden të shkrirë në natyrë, guri dhe druri,Llalla tregon se punimet i ka mbledhur në të gjithë krahinat.Qytetar beratas, nxënës të liceut artistik , si dhe të apasionuar pas arteve pamore kanë shijuar nga afër veprat artistike, nderkohë që ekspozita do të qendrojë e hapur deri në fund të muajit. /Oranews.tv/