Festivali “Marie Kraja” sjell në Tiranë 14 këngëtarë nga e gjithë bota

Në 30 dhe 31 tetor në Teatrin e Operas dhe Baletit starton edicioni i 15 i Festivalit Ndërkombëtar i zërave operistikë “Marie Kraja”. Drejtoresha e Festivalit, Zana Çela, premton për publikun shqiptar emocione, ndërkohë që në këtë edicion Shqipëria përfaqësohet me dy konkurentë.Me 30 dhe 31 tetor tingujt operistikë do të pushtojnë kryeqytetin.Festivali Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja” në edicionin e 15 të tij ka sjellë në Tiranë 14 këngëtarë nga shtete të ndryshme të botës në skenën e TOB.Zana Çela: Festivali zhvillohet në dy gara, e arieve dhe këngës. Që vitin e kaluar e futëm garën e këngës në kompeticion madje i kemi caktuar dhe një çmim që e përcakton orkestra e Teatrit të Operas. Repertori i këngëve është shumë i bukur këtë vit.Shqipëria do të përfaqësohet nga dy këngëtarë,. për të cilët ky Festival është trampolinë për në skenat e mëdha botërore.“Duke shpresuar të jetë një urë lidhëse me skenat europiane, sikurse kjo juri përbëhet nga njerëz shumë të rëndësishëm të teatrove europiane, pse jo mbase bëj një figurë dinjitoze dhe tërheq vëmendjen e ndonjërit prej tyre”.Festivali Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja” është stacion i rëndësishëm në karrierën ndërkombëtare të këngëtarëve pjesëmarrës.