Teatri i Apolonisë, përfundon restaurimi 4 vjeçar, s'rivendosen gurët antikë
Ndonëse ka përfunduar kërkimi arkeologjik i ekspeditës shqiptaro-gjermane, në Apoloni, gurët antikë nuk janë rivendosur në vendin e mëparshëm.Sipas drejtorit Marin Haxhimihali, çështja e gurëve antikë, është shqetësim që duhet zgjidhur.Marin Haxhimihali: “Për ne është mbyllur ndoshta pjesa e kërkimit arkeologjik sepse shumë probleme mbeten pa zgjidhje. Mjafton të shohim këto blloqe që janë këtu, të cilat kanë dalë nga gërmimi dhe janë zhvendosur nga arkeologët dhe jemi në kushtet e një gërmimi arkeologjik të pashoqëruar me masa konservuese e restaueruese”Ndërhyrja në teatrin antik të Apolonisë, që zgjati për 4 vjet me radhë falë fondit 1 milionë euro të akorduar nga qeveria gjermane. punimet u kryen pas problemeve të evidentuara pas reshjeve, që kishin dëmtuar pjesën jugore të zonës arkeologjike.Bashkim Lahi, bashkëdrejtues i ekspeditës shqiptaro – gjermane: “Rrjedhja e urjave nëntokësore ishte një fenomen që në antikitet ka qenë problem, prandaj ishin ata të detyruar të ndërtonin një kanal pastaj me kohë, siç doli teatri jashtë funksionit doli dhe kanali. Në raste rebeshjesh, është fenomen i përsëritur vazhdimisht”.Përfundimin e punës së ekspeditës shqiptaro-gjermane, e inspektoi dhe ambasadori i gjermanisë në Shqipëri helmut Hofman.