“Albanian Flowers”, koncerti vjen në TKOB nën interpretimin e Flaka Gorancit
Këngët e Shqipërisë së mesme do të vinë të interpretuara nga këngëtarja Flaka Goranci në koncertin “Albanian Flowers”, i cili do të ngjitet në skenën e TKOB mbrëmjen e 16 tetorit në orën 19:00.Mbrëmjen e 16 tetorit në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit do të ngjitet “Albanian Flowers” nën interpretimin e Flaka Gorancit.Një projekt i cili ka marrë jetë rreth 2 vite më parë promovimi i së cilës është bërë në Vjenë:Goranci: “Është një projekt i cili është bërë në Vjenë, një projekt që bën të njohur muzikën shqiptare në botë, një projekt që nxjerr në pak vlerat e muzikës shqiptare dhe kulturës në përgjithësi nga Kosova dhe Shqipëria”.Flaka Goranci do të interpretojnë e shoqëruar nga Ansambli Dielli, 8 nga 11 këngët, e CD“Albanian Flowers”, e cila ka vetëm një qëllim:Goranci: “Në shumicën e këngëve kemi personifikimin e figurës së gruas si një lule. Po ta shohësh kështu është femra shqiptare ose lulet shqiptare. Ne arrijmë ti këndojmë akoma të bukurës, femrës, lules, dashurisë”.Pas interpretimit në skenën e TKOB mbrëmjen e sotme në orën 19:00, Flaka Goranci dhe “Albanian Flowrs” udhëtojnë drejt Kosovës e më pas Zvicrës.