Bie numri i lexuesve, botuesit: Shqiptarët nga viti në vit lexojnë më pak

Shtëpitë botuese në Tiranë shprehin shqetësimin se numri i lexuesve në vend po shënon rënie nga viti në vit.Sipas tyre shkak kryesor mbetet gjendja ekonomike.Nga viti në vit numri i lexuesve shënon rënie.Nga një vëzhgim i bërë nga Ora News, të rinjtë në kryeqytet janë më shumë të predispozuar që kohën e lirë ta kalojnë nëpër lokale e duke mos shfaqur asnjë interes për librat.Të pyetur se cili ka qënë libri i fundit që kanë lexuar, shumë nga të rinjtë nuk e kanë një përgjigje: Heshtjen.Një fakt i tillë është konstatuar edhe nga shtëpitë botuese, sipas së cilave numri i lexuesve ka rënë ndjeshëm.Sipas botuesve shkaku kryesor është gjendja ekonomike.Në datën 11 nëntor starton Panairi i Librit, ngjarja më e madhe kulturore në vend, e cila për shkak të rënies së numrit të lexuesve do të sjellë më pak tituj të rinj dhe më shumë ribotime të viteve të kaluara.4 /Oranews.tv/