Korçë, "Boeing Boeing" komedia më e rë në skenën e “Andon Zako Çajupit”
Gjallërimi i jetës kulturore në Korçë, ka sjellë një sezon të ngjeshur me aktivitete në teatrin "Andon Zako Çajupi". Me regji të Guri Koços, dhe me një kastë të përzgjedhur aktorësh, është vënë në skenë vepra e dramturgut francez Marc Camoletti, "BOEING BOEING", që ngre lart vlerat e familjes tradicionale."Boeing Boeing" është komedia më e re e vënë në skenën e teatrit Andon Zako Cajupi të Korçës.Me një kastë të përzgjedhur aktorësh, regjisori Guri Koco ka risjellë veprën e dramaturgut francez Marc Camoletti, që përmes humorit i bën jehonë vlerave të familjes tradicionale.Interpretimi i Mateus Frroku, Ervin Bejleri, Klodiana Keco, Zamira Kita, Blerta Belliu dhe Lusiana Bezati, u kanë dhuruar një mbrëmje ndryshe qytetarëve korcarë.Me skenografi të Beqo Nanaj dhe koreografi të Bardhi Pojanit komedia do të shfaqet për 7 netë me radhë në teatrin Andon Zako Cajupi të Korcës./Oranews.tv/