Nis restaurimi i shtëpisë muze të Vangjush Mios

Në shtëpinë muze të Piktorit të Popullit Vangjush Mio kanë filluar punimet restauruese për ta shpëtuar ndërtesën karakteristike nga degradimi i plotë.Falë fondit 1.8 milion lekë, Drejtoria e Monumenteve të Kulturës në Korçë, ka ndërhyrë duke kryer riparimin e çatisë, dhe të mureve anesore që kishin pësuar çarje.Punimet në këtë monument kulture të kategorisë së parë, pritet të përfundojnë pas dy javësh.Edvis Koki : “Jemi duke kryer punime mirëmbajteje dhe punime restaurimi në fasadën dhe në shtresën mbuluese të saj.Punimet konsistojnë në injektimin dhe fugatimin komplet të murit jugor i cili ka pësur dëmtime të shumta.Gjithashtu në ballinën e fasadës në shtresën mbuluese dhe në brendësi të tij disa trajtime me elemente antimole për të evidentuar dëmtimin dhe degradimin e mëtejshëm të elementëve të drurit."Banesa muze e Piktorit të Popullit Vangjush Mio, është një nga me të vizituarat në qytetin e Korçës. Por pamja e jashtme e saj lë per te deshiruar, ndërkohë që ndërtesa rrezikon shembjen nga çarja e mureve dhe dëmtimi i trareve mbajtës. /Oranews.tv/