Shkodër, mbahet koncert recital i tenorit Agim Hushi
Festa e Austrisë organizuar nga konsulli i nderit Gjergj Leqejza, ka sjellë një mbrëmje festive në Shkodër. Performanca e tenorit me famë botërore Agim Hushi, ka risjellë pjesë të përzgjdhura të repertorit të huaj dhe atij vendas.Shkodër-Qytetit ku kaloi një pjesë të jetës, ndër më të rëndësishmen, atë të studimeve universitare, tenori i famshëm Shqiptar Agim Hushi i kushtoi një koncert recital. Nga skena e teatrit "Migjeni" të Shkodres prej ku kanë dalë emrat më të spikatur të artit dhe kulturës Shqiptare, interpretoi pjesë të përzgjdhura të repertorit të huaj dhe atij vendas ku spikaten: O sole mio, Lulebora, Ave Maria etj.Për tenorin, nuk mund të ndahesh lehtë nga Shkodra që i dha formimin dhe dashurinë për muzikën klasike.Agim Hushi: Ky është qyteti që më dha i pari ëndrrën e tenorit, së dyti ky është qyteti i dashurisë, qyteti që më dha jetën. Unë gjeta një ngrohtësi që si me magji funksionio në trupin tim.Pjesë e kësaj mbrëmje që erdhi në kuadër të festës së Austrisë organizuar nga konsulli i nderit Gjergj Leqejza, u bënë edhe sopranoja Shpresa Beka dhe pianisti Herton Mikeli./Oranews.tv/