“Kandili Argjandit”, drama e Martin Camajt në skenën e teatrit “Migjeni”
Një ngjitje në skenë më ndërthurje të forta emocionoesh. Kështu ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës me aktorët e teatrit “Migjeni”, të cilët sollën premierën e dramës “Kandili Argjandit”, një kryevepër e Martin Camaj.Subjekti i kësaj drame na çon në vitin e largët 1946, kohë kur po ndërroheshin pushtetet.Ngjarjet e saj sillen rreth një shtëpie, e cila përjeton humbjen e kryefamiljarit, por edhe pozitën e fortë që kishte në shoqëri.Kjo pjesë që solli për herë të parë një vepër të Martin Camaj në teatër, erdhi në kuadër të 90 vjetorit të lindjes së shkrimtarit. Leka, Besa, shkrimtari, nëna, Dora, Prendi apo Njeriu i Zotit, katundari, njeriu i huaj janë personazhet e kësaj pjese që erdhen të zbërthyer mjaft bukur nga aktorët e teatrit “Migjeni”.“Kandili i Argjandit” është shfaqja e fundit që shfaqet në skenën e vjetër të teatrit “Migjeni”, pasi ky tempull i artit dhe kulturës do ti nënshtrohet rikonstruksionit.
/Oranews.tv/