"Të pathënat", ato që nuk janë thënë në filmat e Muharrem Fejzo
Regjisori Muharrem Fejzo ka publikuar së fundmi një libër me titullin “Ta pathënat”. Ai aty rrëfen edhe vdekjen e aktorit të njohur Sandër Prosi, vdekje që sipas tij, tronditi edhe vetë Enver Hoxhën. Në promovimin e librit regjisori i filmave që përbëjnë tabanin e kinematografisë shqiptare si “ Mësonjëtorja , Kapedani, Fijet që priten apo Pranverë e hidhur, shprehet se i ka ruajtur kujtimet dhe ato që ndodhnin në prapaskena në një bllok të vogël për të sjellë për publikun ato që kanë ndodhur pas kameras.“ Të pathënat” kështu ka zgjedhur ta quajë librin e tij pioneri i kinematografisë shqiptare Muharrem Fejzo. Ato që nuk janë thënë para trokitjes së Çakut në një skenë filmi, lexuesi shqiptar ka mundësi t’i mësojë përmes librit të regjisorit të pelikulave që përbëjnë historinë e Kinostudio Shqipëria e Re, si “ Mësonjëtorja , Kapedani, Fijet që priten , Pranverë e hidhur dhe deri te krijesa e tij e fundit “ Muri i gjallë” i vitit 1989.Gjithçka ka ndodhur në sheshxhirime, prapaskenat ku udhëheqja komuniste kërkonte të vinte nën sundimin e saj edhe artin dhe krijimtarinë e lirë, Muharrem Fejzo i ka ruajtur në një bllok, për t'i ndarë pas shumë vitesh me lexuesin.Në personazhet që performuan përmes aktrimit të Roza Anagnosti apo Roland Trebicka, mungonte një: Sandër Prosi. Të pathënat e aktorit që vdiq në sheshxhirimin e filmit me regji pikërisht të Muharrem Fejzos, “Pranverë e hidhur”, përlotën sallën.Mes lotësh dhe emocionesh, për Muharrem Fejzon promovimi I librit ishte I ngjashëm me emocionet që sillte një Po e udhëheqjes politike për filmat që duhet të shfaqeshin