Promovimi i Shqipërisë, fituesi i “Colours of Albania”

Ministria e Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me Ambasadën Norvegjeze dhe mbështetjen e Këshillit Britanik në Shqipëri, organizoi sot në ambientet e MPJ-së ceremoninë përmbyllëse të nismës #ColoursofAlbania.Më shumë se 8.000 fotografi u paraqitën gjatë këtij konkursi, i cili kishte si qëllim promovimin e imazhit të Shqipërisë në botë. Në përbërje të jurisë ishin artistë, fotografë profesionistë si dhe kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana.Në fjalën e tij, Ministri Bushati theksoi se “nëpërmjet kësaj nisme, synuam të përcillnim bukuritë e Shqipërisë dhe mikpritjen e popullit shqiptar ashtu siç thuhet edhe në një nga tekstet më të vjetër të ligjit zakonor shqiptar, ai i Kanunit të Lek Dukagjinit: “Shtëpia e Shqiptarit është Shtëpia e Zotit dhe e Mikut”".Në këtë ceremoni mori pjesë dhe Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, z. Jan Braathu, i cili u ndal në rëndësinë që kanë metodat e reja të teknologjisë për përcjelljen e imazhit dhe promovimit të Shqipërisë në botë.Aktiviteti vijoi më tej në ambientet e MPJ-së, ku u ekspozua foto fituese e fotografit nga Kosova, Nëntor Oseku, së bashku me 10 fotografitë më të mira, të cilat do të shfaqen në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar nga data 23 deri më 30 tetor 2015.unnamed (11)[caption id="attachment_602386" align="alignnone" width="829"]DCIM122GOPRO Foto e Nëntor Osekut, çmimi i parë[/caption][caption id="attachment_602387" align="alignnone" width="829"]unnamed (1) Foto nga Adil Brahimi - Barbeque Vlorë, çmimi i dytë[/caption][caption id="attachment_602388" align="alignnone" width="933"]unnamed (2) Foto nga Anastasiya Krivosheeva - Beach life Drymadhes Dhërmi, çmimi i dytë[/caption][caption id="attachment_602389" align="alignnone" width="1000"]DCIM113GOPROG0292661. Foto nga Arton e Krasniqi - Laguna e Divjakës, çmimi i dytë[/caption][caption id="attachment_602390" align="alignnone" width="1000"]unnamed (4) Foto nga Brisilda Gjashi - Perëndim në Pogradec, çmimi i dytë[/caption][caption id="attachment_602391" align="alignnone" width="622"]unnamed (5) Foto nga Gert Deda - Piramida Tiranë, çmimi i dytë[/caption][caption id="attachment_602392" align="alignnone" width="622"]unnamed (6) Foto nga Imelda Alla - Llaman beach Himarë, çmimi i dytë[/caption][caption id="attachment_602393" align="alignnone" width="415"]unnamed (7) Foto nga Ina Cici - Boy, çmimi i dytë[/caption][caption id="attachment_602394" align="alignnone" width="622"]unnamed (8) Foto nga Meriton Nallbani - Stairs Durrës, çmimi i dytë[/caption][caption id="attachment_602395" align="alignnone" width="937"]unnamed (9) Foto nga Riza Hylviu - Lisharse, çmimi i dytë[/caption][caption id="attachment_602396" align="alignnone" width="622"]unnamed (10) Foto nga Silvia Azizaj - Valbonë Tropojë, çmimi i dytë[/caption]