Trafikimi, fëmijët shqiptarë i thonë 'stop' nëpërmjet pikturave
Në kuadër të muajit kundër trafikimit të qënieve njerëzore 100 nxënës nga shkolla të ndryshme të vendit zgjodhën ti thonë 'stop' këtij fenomeni me një ekspozitë pikturash . Secila nga punimet mbarte një mesazh sensibilizimi vetëm pak ditë pasi prestigjozja britanike "The Guardian' jepte alarmin për numrin në rritje të fëmijëve shqiptarë të trafikuar.Në këtë formë fëmijët e shkollave në 12 qarqe kanë zgjedhur të sensibilizojnë në kuadër të muajit antitrafikim.Fitueset e kunkursit të pikturave drejtuan këtë apel për ata që guxojnë të trafikojnë fëmijët.“Është trupi i një femre që është i rrethuar me trëndafila me gjemba, që simbolizon dhimbjen që shkakton tek këto femra. Në telajo paraqitet dhe një dritë që është ndihma që ne duhet të japim për to”.Edhe pse nuk e pranojnë raportin e “The Guardian” për trafikimin e fëmijëve shqiptarë, autoritetet shqiptare mbeten të angazhuar për ta parandaluar këtë fenomen.Nora Malaj: Një qytetari demokratike nuk mund të jetë e tillë nëqoftëse nuk ka një shoqëri demokratike dhe nëse nuk ka qytetarë aktivë. Shoqëria jonë duhet të sensibilizohet, duhet të kthejë sytë nga fëmijët, duhet të kthejë sytë pikërisht nga këto problematika.Anila Trimi: Kjo ekspozitë u bë për të vënë përballë mendimet e atyre që kanë vuajtur nga ky fenomen, por dhe atyre që duam ne të jenë pjesë e mbështetjes, luftës dhe parandalimit të trafikimit të personave.Disa ditë më parë prestigjozja britanike “The Guardian” referuar një raporti evidentonte se numri I fëmijëve shqiptarë që shfrytëzohen si skllevër në britani ishte rritur ndieshëm, duke u bërë vendi i dytë i origjinës për këtë kategori fëmijësh.