Kryeministri Rama përkthyes i librit të Ornela Vorpsit
Basketbollist, piktor, kryeministër dhe tani përkthyes. Edi Rama ka pranuar të përkthejë librin e Ornela Vorpsit "Udhëtim përreth nënës". Libri është botuar në frengjisht dhe do të përshtatet nga shqip nga kryeministri. Shkrimtarja shqiptare jeton në Francë ndërsa la Shqipërinë 25 vite më parë për ti shpëtuar sistemit diktatorial.Jo vetëm kryeministër apo piktor por tashmë Edi Rama do të bëj edhe përkthyesin e gjuhës frënge.'Udhëtim përreth nënës' është libri i shkrimtares shqiptare Ornela Vorpsi e cila në vitët 90 la Shqipërinë për ti shpëtuar sistemit diktaktorial të Enver Hoxhës:Ornela Vorpsi: Ishte dëshirë e Edit dhe e imja. Varet nëse kryeministri do ketë kohë dhe detyra e tij e parë është ti shërbejë Shqipërisë. Nëse do I ngelet kohë për të përkthyer librin do isha shumë e lumtur”E ftuar në festivalin "Deti i Bardhë 11" letërsia në tranzit Ornela Vorpsi rrëfen arsyet përse krijimtaria e saj është realizuar vetëm në gjuhë të huaj.Ornela Vorpsi: “Më krijonte një distancë shumë të shëndetshme. Në gjuhën shqipe ishte shumë e dhimshme dhe thuajse e pamundur Ornela Vorpsi ka lindur në Tiranë në vitin 1968 dhe ka studiuar në Akademinë e arteve të bukura. Vorpsi jeton prej disa vitesh në francë dhe deri tani ka botuar disas libra kryesisht në gjuhën italiane./Oranews.tv/