Asnjë marrëveshje për reformën zgjedhore, dështon takimi mes liderve politikë të Kosovës

Ka dështuar një tjetër takim i radhës mes liderve politikë kosovarë për të arritur një marrëveshje për reformën zgjedhore, duke lënë të hapur ende çështjen e presidentit, përbërjen e Komisionit Qendror Zgjedhor dhe vendeve të rezervuara. Por në takimin e fundit janë dhënë disa ide nga kryeministri, Hashim Thaçi për përbërjen e KQZ-së, që për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka qenë e pranueshme.Ndërkohë zëvendëskryeministri, Slobodan Petrovic, ka kërkuar që të vazhdohet edhe për dy mandate komunitetit serb vendet e rezervuara, në të kundërtën nuk do të ketë bllokim të reformës zgjedhore. Për këtë janë pajtuar partitë politike, përveç LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.Këtë takim e ka thirrur kryetari i Partisë turke KDTP dhe njëherë ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, i cili ka thënë se janë biseduar për disa çështje, por që nuk ka pasur ndonjë dakordim.Ndërkohë, Yagcilarka shtuar se për zgjedhjet lokale nuk është biseduar, pasi që siç ka thënë ai tash është koha e pamjaftueshme të bëhen ndryshme në ligjin e zgjedhjet lokale.Ndërsa, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti fillimisht ka kritikuar këtë takim, duke e quajtur një forum joformal.Në këtë takim ka marr pjesë edhe zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, ndërsa Kurti ka thënë se ai nuk është dashur të ftohet, pasi që nuk përfaqëson subjekt politik.Gjithashtu në këtë takim ka marr pjesë edhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka dhe ish-kryetari i Komisioni për Reformën Zgjedhore,Haki Demolli.Kurti ka folur për propozimin e tij që përbërja e KQZ-së të jetë 50 për qind pozitë dhe 50 për qind opozitë, përveç kryetares, ndërsa ka kërkuar që komunitetet pakicë të marrin pjesë në kuadër të pozitës apo opozitës në KQZ dhe jo të kenë ulëse të rezervuara aty.Por siç ka thënë ai ka dal me një propozim kryeministri Thaçi që përbërja e KQZ-së të jetë 70 për qind , 20 për qind pozitë dhe 10 për qind shoqëri civile.“Nuk pat dakordim fillimisht e kryeministri në fund tha që unë propozoj që të jetë përbërja e KQZ-së 70 për qind opozitë, 20 për qind pozitë dhe 10 për qind shoqëri civile, kështu tha ai. Nuk e di nëse ka transkript të kësaj mbledhje, por të gjithë jemi dëshmitar për dallim prej opozitës që kërkonte prej 50-50 për qind ai tha që edhe kryetaren le të propozon bile opozita. Mendoj që i vetmi afrim që ka ndodhur, ka ndodhur në këtë aspekt se kështu në mënyrë tekstuale siç po e them unë ka thënë kryeministri”, ka theksuar Kurti.Ndërkohë sa i përket vendeve të rezervuara të komunitetit pakicë, Kurti ka treguar për kushtëzimet që i ka dhënë zëvendëskryeministri, Slobodan Petrovic.“Ndodhi një kushtëzim nga zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic, i cili tha që nuk do të ketë votim për reformën zgjedhore në asnjë model të saj, përderisa ju nuk i votoni ulëset e rezervuara, përkatësisht zgjatjen e tyre edhe për dy mandate. Pra zëvendëskryeministri Slbodan Petrovic tha se nëse deputetët shqiptar nuk janë për të zgjatur mandatet e rezervuara edhe për dy herë radhazi në vijim nuk do të ketë fare reformë zgjedhore. Kjo është e padrejtë, është kundër barazi, është kundër kushtetutës dhe qe besa edhe kundër planit të Ahtisaarit, që siç e dini kryeministri i Kosovës e ka shumë për zemër. Prandaj ky kushtëzim në këtë formë eksplicite nuk është shfaqur deri më sot”, është shprehur Kurti.Ndryshimet Kushtetuese në Kuvend të Kosovës merren me shumicë të dyfishtë, kjo do të thotë që nuk do të ketë reformë zgjedhore qoftë në Kushtetutë apo në ligjin për zgjedhje, po që se nuk plotësohet kjo kërkesë.Madje Kurti ka treguar se kush e përkrah propozimin e Petrovicit, si kryeministri Thaçi, zëvendëskryeministri Pacolli, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa i LDK është për mos vazhdimin e ulëseve, por ashtu siç është në planin e Ahtisaarit.Ai beson që deputetët opozitarë të LDK-së dhe të Vetëvendosjes mund të arrijë numrin prej 40 deputetëve, në mënyrë që bllokojnë këtë kërkesë të komuniteteve që të kenë vendet e rezervuara.