Thaçi: S’ka dialog të drejtpërdrejtë me Serbinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2013, 13:40
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar të dielën se ende nuk ka ndonjë lëvizje sa i takon çështjes së bisedimeve me Serbinë.Thaçi ka theksuar se pas refuzimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën nga ana serbe, tani gjithçka varet nga ndërmjetësuesja e dialogut baronesha Ashton.“Adresa për çdo përgjigje është në Bruksel dhe konkretisht te baronesha Ashton. Të tjera negociata nuk do të ketë, tjetër adrese nuk do të ketë dhe dialog të drejtpërdrejtë nuk do të ketë”, ka thënë Thaçi, pas promovimit të librit "Vitet me Tony Blair", të autorit Alastair Campbell.