Kosova s’ka përmbushur kushtet për liberalizim të vizave
Prishtina zyrtare mendon se arritja e një marrëveshjeje me Serbinë do ta sillte më afër BE, por duket se rregullat e vendosura nga Brukseli janë të njëjta për çdo shtet që do të bëhet pjesë e bllokut.Lëvizja e lirë për të cilën kanë shumë nevojë kosovarët është ende larg, pasi qeveria e kryeministrit Hashim Thaçi ka ende për të përmbushur edhe 164 kushte me të cilat i kushtëzohet Kosovës, liberalizimi i vizave.Thaçi kishte premtuar që brenda 15 muajve të mandatit aktual qytetarët e Kosovës do të udhëtonin pa viza në zonën Schengen, por kjo periudhë kohe ka shkuar prej një viti.Veprimet janë të shpërndara në pesë blloqe, ndërsa 66 kushte duhet të ndërmerren në fushën e sigurisë dhe të rendit publik. Të gjitha kushtet duhet të plotësohen brenda 2013-s, por kjo duket një mision ipamundur për qeverinë e Kosovës.Për të gjitha hallkat, luftimi i korrupsionit është identifikuar si kushti kryesor që duhet përmbushur Kosova, në kompensim të heqjes së vizave.Githashtu duhet të hartohen ligje të reja e të ndryshohen dhe të plotësohen ligje në fuqi, të hartohen shumë akte nënligjore, të ndërmerren aktivitete hetimore kundër korrupsionit, të përgatiten statistika që vërtetojnë përkushtimin për ta luftuar këtë praktikë, por edhe të bëhen trajnime për të ngritur vetëdijen kundër korrupsionit.