Trojka: Qeveria greke, në gjendje të kufizojë borxhet

Greqia është në rrugën e duhur sa i përket masave të reformave ekonomike dhe ndërkombëtarët shpresojnë që vendi ti kthehet rritjes në fillim të 2014. Inspektorët e Trojkës në një analizë pas largimit nga shteti Helen theksojnë se qeveria greke do të jetë në gjendje të kufizojë borxhet."Edhe në skenarin më të keq ne vlerësojmë se, vendi do të sigurojë kapitalin e duhur. Ky kapital do të garantojë  sigurinë dhe qëndrueshmërinë e sistemit bankar dhe të depozitave të saj",thuhet në një deklaratë të eksperëtev të KE, BQE dhe FMN-së.Sipas  tyre kësti i radhës do të lëvrohet së shpejti në bazë të përfundimit të reformave nga qeveria greke.Borxhi grek aktualisht arrin në 160 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të vendit dhe FMN thotë se duhet të reduktohet në 120 për qind të GDP-së për t'u vlerësuar si i qëndrueshëm.Trojka përfundoi në fundjave analizën e ekonomisë së vendit që i hap rrugën lëvrimit të këstit të radhës së ndihmës me vlerë 8.8 miliardë euro.Për Greqinë ndërkombëtarët kanë akorduar ndihma me vlerë 270 miliardë në 2010. Në mënyrë që të kualifikohej për ndihmën financiare vendi duhet të shkurtonte shpenzimet dhe të rriste taksat. Greqia po përpiqet të forcojë bankat e saj në mënyrë që të mund të fillojnë të japin përsëri hua. Trojka tha se vendi pothuajse kishte përfunduar rikapitalizimin e bankave.  Bisedimet midis Greqisë dhe Trojkës kanë filluar që nga muaji mars.