Fule ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fule do të jetë ndërmjetësues i ri në bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë.Duke cituar burime diplomatike, gazeta serbe “Blic” shkruan se ndërmjetësues i ri në dialogun Kosovë-Serbi, sipas të gjitha gjasave, do të jetë Stefan Fule, i cili edhe më parë ka qenë i interesuar për të marrë këtë rol.“Udhëheqësja e diplomacisë së BE-së, Catherine Ashton ka përfunduar rolin e saj të ndërmjetësueses në bisedimet në mes Prishtinës dhe Beogradit”, shkruan gazeta.