Dritë jeshile për një tjetër këst për Greqinë
Greqia ëshrë në rrugën e duhur sa i përket reformave ekonomike e ndërsa ekspertët e huadhënësve ndërkombëtarë kanë përfunduar shqyrtimin e progresit të reformave.Kështu për shtetin Helen është dhënë drita jeshile për një tjetër këst pagesë prej 10 miliardë euro.Marrëveshja e arritur me zyrtarët në Athinë i jep fund shqyrtimit të parë nga Trojka e Komisionit Evropian, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Qendrore Evropiane pas këstit të dhjetorit që dhe në atë rast ndihmoi në evitimin e një falimenti."Misioni i tretë i rishikimit të programit përfundoi në Athinë me një marrëveshje përsa i përket nivelit të personelit", tha një prej ekspertëve për agjensinë e lajmeve Reuters.Sipas tij ministrat e Financave të Eurogroupit dhe bordi i FMN-së do të diskutojnë marrëveshjen në maj, kohë dhe kur pritet lëvrimi i parave.Greqia ka marrë rreth 200 miliardë euro në kredi shpëtimi që prej miratimit të këstit të parë të ndimës në maj 2010.