Vulin: Thaçi nuk e pyesin për negociatat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2013, 11:13
Shefi i zyrës së qeverisë serbe për Kosovën, Aleksandar Vulin, tha sot se është jo-serioze nga ana e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi që të kundërshtoj bisedime të drejtpërdrejta me palën serbe.Vulin tha se pavarësisht qëndrimit negativ nga pala kosovare, Beogradi është pro dialogut me Prishtinën, dhe se dëshiron që të gjej zgjidhje, pasi të dëgjohen me vëmendje argumentet e saj.“Është shumë jo-serioze që z. Thaçi të sillet në mënyrën që një ditë të kërcënojë me luftë, kurse ditën tjetër të thotë se nuk dëshiron të negocioj”, tha Vulin.Ai edhe ka shtuar se Beogradi po negocion më shumë me bashkësinë ndërkombëtare "sesa me Thaçin, sepse ai nuk pyetet kush e dinë se sa”.