Kosovë, PTK-ja shitet për 277 milionë euro
Nis ankandi për privatizimin e Postës së Telekomit të Kosovës. Deri tani Komisioni qeveritar ka shpallur ofertën e konsorciumit nga Gjermania "Axos Capital Partners" dhe "Najafi Companies" me bazë në Amerikë, i cili ofroi çmimin më të lartë për blerjen e 75 përqind të aksioneve të PTK-së.Ky çmim nuk arrinë as minimalin e qeverisë së Kosovës e cila kishte vlerësuar se Kompania më fitimprurëse e Kosovës, do të shitej të paktën për 300 milionë euro.Kompania gjermane "Axos GMBH", në konsorcium me atë amerikane "Najafi Companies" dhe me teknologji nga "British Telecom", ka ofruar 277 milionë euro për blerjen e 75 për qind të aksioneve të Postë-Telekomit të Kosovës.Por, vlera reale e ofertës së kësaj kompanie peshon 242 milionë euro, meqë 35 milionë euro do të ndalen nga kompania në rast se e njëjta vlerë e parave nuk është e ruajtur si bilanc pozitiv në PTK, në kohën kur kjo ndërmarrje kalon nën menaxhim privat. Ky çmim prej 242 milionë eurosh, është nën parashikimet minimale, madje më i ulët sesa ishte paragjykuar në buxhetin e vitit 2013.Ministri i zhvillimit ekonomik të Kosovës, Besim Begaj, e ka vlerësuar proçesin e privatizimit të PTK-së, transparent dhe në harmoni me ligjin. Begaj siguroi se statusi i të gjithë të punësuarve mbetet i pandryshuar për tre vjetët e ardhshëm.Ndërkaq qeveria e Kosovës ende ska shrehur mendimet e saj për këtë ofertë, ndërkohë që dy parti opozitare, sindikalistët dhe ekspertët e ekonomisë e konsiderojnë ofertën të barasvlershme me falje, shkruan shtypi Kosovarë gjatë së Shtunës.