Maqedoni, KSHZ i dha fund zgjedhjeve lokale 2013

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni I ka dhënë fund shqyrtimit të ankesave të partive politike për balotazhin e zgjedhjeve lokale të 7 prillit në Maqedoni.Ky komision ka hedhur poshtë 252 ankesat e bëra nga partia opozitare maqedonase LSDM, për parregullësi në 15 komuna. Gjithashtu janë refuzuar edhe mbi 100 ankesa të VMRO-DPMNE, 16 ankesa të RDK për Gostivarin, 4 të BDI-së për Studeniçanin si dhe 2 ankesa të PDSH-së për komunat Çair dhe Vrapçishtë.Komisioni pranoi vetëm dy ankesa të VMRO-DPMNE për Strugën, por votat e këtyre vendvotimeve nuk ndikojnë në rezultatin e përgjithshëm të kandidatit shqiptarë Zijadin Sela.Pas vendimit të KSHZ-së, partitë kanë të drejtën e kallëzimeve penale në Gjykatën Administrative, e cila në afat prej 48 orëve duhet të jap vendimet,  ku  edhe finalizohet rezultati i zgjedhjeve lokale në Maqedoni.  Ndërkohë zgjedhjet në maqedoni kanë lënë një shijë të mirë tek ndërkombëtarët pavarësisht problemeve të vogëla. Në raportimin që do të bëjë  të martën në Strasburg komisionieri për zgjerim në BE stafan fyle, për  për progresin e Maqedonisë theksohet se zgjedhjet treguan një maturi të  politikës maqedonase.Sipas mediave thuhet se  KE do të përsëris rekomandimin për anëtarësim të Maqedonisë në BE, por duke mos dhënë detaje të tjera. Në raport do të nënvizohet progresi dhe regresi në planin e reformave, dialogut politik, zgjedhjeve, marrëdhënieve ndëretnike dhe fqinjësore si dhe integrimet evropiane.