Vuçiç: Le të vazhdojnë bisedimet me Kosovën

Zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka theksuar se bisedimet me Kosovën do të vazhdojnë.Ai ka thënë se pozicioni i Serbisë lidhur më këtë çështje është i qartë. “Ne jemi të gatshëm dhe të hapur për bisedime, gjithmonë dhe në çdo vend me ndërmjetësim të BE-së.“Serbia dëshiron që të arrijë marrëveshje me bashkësinë ndërkombëtare dhe Prishtinën, por se kjo të jetë në harmoni me interesat tonë elementar shtetëror dhe nacional, në mënyrë që zgjidhja e atij problemi “të jetë gjë e madhe për vendin tonë”, ka thënë VuçiçAi ka thënë se problem është se nga Serbia po është kërkuar të bëjë lëshime.“Ne nuk kemi pasur asnjë problem me atë se çfarë dhe si ka vepruar përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton, por me atë që Prishtina nuk ka dashur të bëjë asnjë lëshim, kurse nga pala serbe kjo është kërkuar vazhdimisht”, ka theksuar Vuçiç.Për bisedimet ka folur edhe Borislav Stefanoviç.“Fyle mund të jetë ndërmjetës por ata sërish do të bisedojnë për çështje teknik”, ka thënë ish udhëheqësi i bisedimeve, Borislav Stefanoviç. Ai ka thënë se edhe qëndrimin për marrëveshje e ka ndërruar edhe zv/kryeministri i Serbisë.Ndërkaq paralajmërimin se Stefan Fyle mund të jetë ndërmjetësues i bisedimeve e ka mohuar zëdhënësi i tij, Petar Stano i cili ka thënë: “Thjesht nuk është e vërtetë”