Greqi - Shoferi anëtari i " Agimit të Artë"dhunon dy emigrantë Afrikanë
Një akt racist i rëndë ka marrë rrugën e drejtësisë pas denoncimit që i është bërë Organizmit të Shërbimit Publik, OASTH në Selanik.Një akt me motive raciste është kryer nga një shofer autobusi i një linje të brendshme të qytetit, i cili zbriti nga mjeti që drejtonte dy pasagjerë afrikanë.Prokuroria ka urdhëruar fillimin e një hetimi paraprak nga Departamenti i Përballimit të dhunës raciste në Selanik, për të parë nëse akti i shoferit përbën vepër penale.Bëhet e ditur se shoferi grek ka nxjerrë me forcë jashtë autobusit dy emigrantët afrikanë pasi sipas tij ata nuk kishin biletë, ndërohë së që pasagjerët kanë reaguar ashpër kundër shoferit i cili u është përgjigjur me egërsi, duke i kërcënuar se është anëtar i Agimit të Artë dhe duke u treguar edhe një varëse me simbolin dallues të partisë.I pyetur nga drejtuesit e Shërbimit Publik ku punon, shoferi grek ka deklaruar se u ka bërë kontroll dy pasagjerëve dhe pasi i ka gjetur pa bileta i ka zbritur ata nga autobusi sipas rregullit, por nuk ka sqaruar përse nuk ka kontrolluar edhe pasagjerët e tjerë.Ngjarja, e para e këtij lloji në Greqi, është pasqyruar gjatë nga mediat vendase dhe të huaja që shpesh herë me reportazhet e tyre theksojnë rritjen e rasteve të dhunshme me motive raciste të anëtarëve të Agimit të Artë në Greqi.Ndërkohë pas ngjarjes në Selanik partia socialiste PASOK ka dënuar aktin racist Në deklaratë, Pasok thekson se këto akte racizmi e kthejnë vendin në 1955 kur nisën lufta e diskriminimit racial në SHBA." shoferi i autobusit në Selanik e ktheu Greqinë me këtë akt shumë vite pas, ndaj duhet menjëherë të reagojë shoqëria, pasi Agimi i Artë po e helmon atë pak nga pak".