Bisedimet me Serbinë, Thaçi: Nuk ndryshojmë qëndrim

Prishtina nuk lëshon pe sa i përket marrëveshjes me Serbinë. Në një intervistë për Evropën e Lirë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se tani topi është në anën e Serbisë dhe se i takon liderëve serb  të pranojnë ose jo marrëveshjen." Ne i kemi dhënë propozimet tona, të cilat janë kushtetuese dhe ligjore, dhe nuk do të lëvizim nga ky pozicion. Është çështje e Serbisë se a do apo nuk do. Refuzimi nga ana e Serbisë do të ketë kosto për Serbinë, por ne duhet të vazhdojmë të punojmë" tha Thaçi.I pyetur nëse ekzison mundësia që të arrihet marrëveshje kryeministri i Kosovës tha se kjo mundësi ekziston. I pari i qeverisë kosovare gjithashtu ka shuar zërat për vazhdimin e besedimeve të kërkuara nga Beogradi."Është në interesin e të gjithëve që Serbia të pranojë marrëveshjen. Serbia është në dilemën midis integrimeve apo izolimit. Serbia, nëse zgjedh rrugën e integrimeve evropiane, duhet të arrijë marrëveshje me Kosovën, nëse vendos të zgjedh refuzimin e marrëveshjes, ai është vullneti i saj për vazhdimin e izolimit. Por, Serbia nuk do të mund ta mbajë peng të ardhmen evropiane të Kosovës, nuk do të mund ta mbajë peng rajonin dhe nuk do të mund të mbajë peng investimet e Bashkimit Evropian në rajon, dhe nuk do të lejohet diçka e tillë" tha kryeministri i Kosovës.