SNS me peticion kundër "ndarjes" së Vojvodinës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2013, 08:30
SNS me peticion kundër "ndarjes" së VojvodinësKa nisur sot në Novi Sad, nënshkrimi i peticionit për tërheqjen e Deklaratës për Mbrojtjen e të Drejtave Kushtetuese në Vojvodinë, ide të cilën e ka hedhur Partia Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet.Nisma e tyre vjen vetëm pak ditë pas një proteste të madhe në këtë qytet, ku mijëra persona dolën rrugëve për të kundërshtuar nxjerrjen e kësaj rezolute, që në opinion opozita thotë se do t’i mundësojë ndarjen e Vojvodinës nga Serbia.Në Vojvodinë qeverisë Partia Demokratike (DS).Mbledhjes së nënshkrimeve i janë bashkuar edhe partitë e tjera, të cilat morën pjesë në protestën e së premtes, si Partia Socialiste e Serbisë (SPS), Partia Demokratike e Serbisë (DSS), dhe organizata të tjera.