SHBA:Mbështesim normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Vazhdon të mbetet i paqartë vazhdimi ose jo i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njësoj siç mbetet i paqartë qëndrimi i Serbisë për marrëveshjen e pritur nga Brukseli.Palët vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme për marrëveshjen, e cila është pranuar nga Prishtina, ndërsa Beogradi vazhdon ta kundërshtojë.E ndërsa në Bruksel ende shpresohet për një marrëveshje, Uashingtoni ka theksuar keqardhje ër refuzimin e Serbisë ndaj propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve me Kosovën.Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Patrick Ventrell tha se SHBA mbështet fuqimisht normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe planin shefes per politike të jashtme në BE, për të arritur një pajtim."Me të vërtetë nuk kam ndonjë gjë të re për ju. Ju e dini se ku ishim ne në fillim në kuptimin e të shprehurit të keqardhjes, që Serbia e ka refuzuar propozimin, prandaj kjo është diçka për të cilën ne shprehëm keqardhje. Ne e dimë se BE-ja vazhdon të punoj në këtë, dhe ambasadori Reeker është udhëheqja jonë për politikën tonë në këtë rajon. Mendoj se ai ka ndihmuar në rolin konsultativ, por unë vërtetë nuk kam diçka të re" theksoi Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Patrick Ventrell.Mungesa e marrëveshjes, Serbisë mund t'i kushtojë me mosmarrjen e datës për anëtarësim në BE, e ndërsa shefja e politikës së jashtme në BE do të raportojë në 16 prill përpara ministrave të jashtëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.