Krasniqi: Kosova të mos jetë viktimë e Beogradit

Ndërsa Bashkimi Evropian vazhdon të jetë në pritje që Serbia të ndryshojë mendjen dhe të pranojë propozimin e marrëveshjes, spektri politik në Kosovë konsideron se me Serbinë nuk duhet lëshuar pe e as të bisedohet pa ndërmjetësues. Pas mbledhjes së kryesisë, kreu i Kuvendit Jakup Krasniqi tha se Kosova nuk duhet të jetë viktimë e politikave ditore të Beogradit.”Kosova ka qenë mjaft kooperuese në këto bisedime dhe BE duhet ta vlerësoj këtë. Por, institucionet dhe demokracia në Kosovë duhet të bëjnë më shumë punë për ta përshpejtuar rrugën e integrimeve për në BE”, tha Krasniqi. E sa i përket mundësisë së bisedimeve ma ndërmjetësues, Krasniqi thotë se një gjë e tillë është e pamundur.Ndërkohë, Komisioni Evropian pritet që nesër ta miratojë raportin për Kosovën dhe Serbinë. Opozita konsideron se BE-ja nuk duhet ta futë në “listën e fajtorit” edhe Kosovën.Ismet Beqiri nga LDK-ja potencon se faktori ndërkombëtar duhet të ushtrojë presion ndaj Beogradit.“Presionin do të duhej adresuar ndaj Beogradit, sepse Kosova ka bërë mjaft koncesione, mjaft lëshime dhe nuk ka arsye më që të bëjë lëshime të reja”, tha Beqiri.Ndërkaq, Ardian Gjini nga AAK-ja thotë se populli i Kosovës do të duhej ta marrë shpërblimin nga ana e Bashkimit Evropian.“Populli i Kosovës do të duhej të shpërblehet, jo qeveria e as politika. Politika në Kosovë, si qeveria ashtu edhe opozita duhet të kërkojë që Kosova të arrijë MSA-në sa më shpejtë që është e mundshme”, tha Gjini.Ndërkohë, nesër pritet të miratohet raporti i Komisionit Evropian për Kosovën dhe Serbinë, ndërsa diplomatja e lartë e BE-së, Catherine Ashton të hënën, më 22 prill, raporton para ministrave të jashtëm të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi.