Anëtarësimi në BE, Serbia ka ende shanse për të marrë datën
Serbia ende ka shanse që në qershor të marrë datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE, nëse i plotëson kushtet e kërkuara. Por ideja evropiane tek serbët ka përjetuar kohët e fundit goditje shumë serioze.Interesimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian ka rënë kohët e fundit tek serbët, jo vetëm në Serbi por edhe në Kosovë. Qeveria serbe pohon se anëtarësimi në BE edhe më tej mbetet prioriteti i saj kryesor, por edhe në radhët e saj janë shtuar zërat skeptik, sepse aktualisht nuk është në gjendje të plotësojë kushtet e kërkuara.Nga Brukseli dhe Berlini kanë ardhur kohët e fundit sinjale shumë të qarta se për Serbinë nuk do të ketë datë për fillimin e negociatave pa nënshkrimin e marrëveshjes për Kosovën.Por mungesa e kësaj marrëveshjeje, kriza ekonomike dhe financiare në BE, kriza e euros, forcimi i ndjenjave antiperëndimore tek disa qarqe, pohimet se pas Kroacisë nuk do të ketë anëtarësim të shpejtë në BE të ndonjë vendi tjetër kanë bërë që serbët europën ta keqin edhe nga ëndërrat e tyre.Analistët në Beograd pohojnë se këto janë vetëm disa nga elementet të cilat kanë ndikuar që tek serbët të bierë interesimi për afrim me Brukselin dhe për anëtarësim në BE.Në sondazhet e fundit rezulton se vetëm 41 % e serbëve duan që Serbia të bëhet pjesë e BE-së.Përqindja e serbëve të Kosovës që nuk e mbështesin idenë e integrimeve është edhe më e lartë. "Rreth 80 % e të rinëjve serbë janë kundër integrimit në BE, sepse anëtarësimi në BE kushtëzohet me nohjen e shtetit të Kosovës.