Gjyqi i Dajtit, tre akuzuarit batuta për mungesën e avokatëve

Seanca e radhës në gjyqin e Dritan Dajtit është kthyer në parodi, ku mos prania e avokatëve mbrojtës në sallë ka sjellë batuta të tre të akuzuarve.Dritan Dajti tha në seancë se nuk ka mundësi të paguajë një avokat për këtë i ka thënë avokatit të tij që mos ta mbrojë. Kërkoj që të më sigurohet një punë u shpreh Dajti.Ndërsa batuta e Mariglen Muçaj  ishte që avokatët të shpallen në kërkim, pasi mungesa e tyre  po bëhet pengesë për zhvillimit e gjyqit. Muçaj kërkoi edhe përjashtimin e trupit gjykues, pasi në mënyrë të njëanshme po zvarrit proçesi.Ai u shpreh se asnjëherë avokatët nuk janë bërë pengesë por është trupi gjykues.Gjithashtu ai kërkoi edhe ndarjen e çështjes së tij nga gjykimi i Dajtit, pasi nuk është e tolerushme që gjyqi të shtyhet 180 herë për mungesën e avokatëve u shpreh Muçaj.Ndërsa prokuroria kërkoi pezullimin e afatit të burgimit si dhe rinjoftimin e avokatit mbrojtës dhe shtyrjen e seancës. Ndërsa për kërkesën e prokurorisë kishte një batutë edhe i akuzuari tjetër në këtë çështje Ergest Xhoxhi,i cili u shpreh se ishte dakord me kërkesën e prokurorit për pezullimin e afateve të burgimit.Ndërsa në fund të seancës gjyqtari vendosi për shtyrjen e saj për mungesë të avokatëve mbrojtës si dhe rithirrjen e avokatit të Dritan Dajtit. Gjyqi i Dritan Dajtit tanimë po kthet në një telenovelë me shumë seri ku aktorët që mungojnë janë avokatët, të cilët po ndikojnë në mbarëvajtjen e gjyqit.