Gjermania kërkon kthimin e vizave për Ballkanin Perëndimor

Gjermania ka disa muaj që po ngul këmbë për pezullimin e lëvizjes së lirë pa viza në vendet e Shengenit për qytetarët e Serbisë dhe të Maqedonisë dhe tani po merr edhe mbështetjen e BE-së për këtë.Shtetet e BE-së së shpejti mund të kërkojnë përsëri viza për qytetarët që vijnë nga vendet e Ballkanit. Komisioni përgjegjës i Parlamentit Evropian votoi në Bruksel pro idesë që vendet e BE-së mund ta pezullojnë për një kohë të kufizuar të drejtën e udhëtimit pa viza për qytetarët e vendeve të caktuara që nuk janë anëtare të BE-së, si  Serbia apo Maqedonia.Vetëm në janar të këtij viti në Gjermani kërkuan azil 7.000 vetë. Kjo qe një rritje me rreth 50 për qind më shumë se muajin e kaluar dhe rreth 60 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich kërkoi për këtë shkak një ndryshim të rregullit për vizat në nivelin e BE-së.Parlamenti i BE-së, Komisioni i BE-së dhe Këshilli ka disa muaj që po dikutojnë për këtë dhe tani pritet që rregullat e BE-së të plotësohen shtuar me këtë klauzolë.Sipas vendimit të komisionit shtetet e BE-ja mund ta anulojë qarkullimin pa viza në qoftë se ka një rritje të konsiderueshme dhe të papritur të numrit të emigrantëve të paligjshëm ose të kërkesave të pabazuara për azil.Të Gjelbrit në Parlamentin Evropian e kritikuan idenë e klauzolës për pezullimin për një kohë të kufizuar të së drejtës së udhëtimit pa viza si një masë, e cila do të diskreditojë të drejtën e azilit. Për më tepër, numri i kërkesave për azil nga vendet e Ballkanit Perëndimor në Gjermani ka rënë ndjeshëm kohët e fundit.