Shkup, incident mes shqiptarëve e maqedonasve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2013, 10:50
Një incident i rëndë midis grupeve të rinjve maqedonas dhe shqiptare ka ndodhur në afërsi të stacionit të autobusëve në Shkup.Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar mbi incidentin, duke theksuar se ka identifikuar një pjesë të autorëve të ngjarjes dhe se janë ndaluar disa persona.MPB ka nënvizuar se po vazhdon kërkimet edhe për personat e tjerë që janë përfshirë në incident.Mësohet se në disa prej autobusëve ka pasur qytetarë maqedonas, të cilët kishin dalur sot në mënyrë të organizuar për pritjen e Johan Tarçullovskit, i liruar nga Gjykata e Hagës, pas vuajtjes së dënimit për krime lufte.