Rruga e Bosnjës drej BE-së “mund të ngrijë”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2013, 08:28
Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule, ka thënë se rruga e Bosnjës drejt Bashkimit Evropian mund "të ngrijë" dhe se zgjedhjet e planifikuara për vitin e ardhshëm mund të shpallen të pavlefshme nëse nuk ka reforma kushtetutese.Fule i ka bërë këto komente të enjten në Sarajevë. Ai po ashtu ka thënë se premtimet e udhëheqësve boshnjakë për reforma, nuk janë përkthyer në vepra.Tetëmbëdhjetë vjet që nga përfundimi i luftës në Bosnjë, vendi ballkanik vazhdon të përballet me ndarje të thella etnike.BE-ja kërkon që Bosnja të reformojë kushtetutën e saj, për të hequr një kufizim për pakicat etnike që konkurrojnë për poste, para se ajo të aplikojë për anëtarësim në BE.