Vdes vrasësi i 13 personave në Serbi

Personi 60 vjecar, Ljubisha Bogdanoviç,  i cili vrau ditën e Martë 13 persona në afërsi të Beogradit, nuk ka mundur ti përballojë plagët që shkaktoi vetë dhe ka vdekur gjatë së Enjtes në Qendrën Emergjente në kryeqytetin serb.Mediat lokale raportojnë se gjendja e bashkëshortes së tij është e qëndrueshme dhe se ajo ka filluar të përmirësohet pas një operacioni të cilit i është nënshtruar ditën e djeshme.60 vjeçari ka qëlluar gjashtë burra, midis këtyre dhe djali e tij, gjashtë gra dhe një fëmije dy vjeç në fshatin Velika Ivança rreth 30 kilometra në jug të Beogradit.Ai kishte bërë përpjekje të vriste edhe bashkëshorten e tij dhe veten. Ngjarja ka ndodhur në pesë shtëpi të këtij fshati dhe  viktimat ishin të gjithë  fqinjët e tij.Motivet e kësaj ngjarjeje ende nuk dihen, Drejtori i Policisë Milorad Veljoviç  tha se autori i masakrës dhe gruaja e tij janë duke luftuar me jetën. Gjithçka ndodhi në orët e  para të ditës së Martës  dhe sipas policisë  vrasjet u kryen  me një armë që autori e kishte me leje. Veljoviç tha se 60 vjeçari nuk ishte një person me çrregullime mendore.