Organizata që ka financuar Al Kaedan ka vepruar edhe në Kosovë
Kabllogramet e zbuluara nga “Wikileaks” tregojnë se në vitet 2001-2002, Osama Bin Laden kishte njerëzit e tij edhe në Kosovë.“Al-Haramain Islamic Foundation” ishte krahu financiar për aktivitetet terroriste të Al-Kaedas kudo në botë, dhe kishte zyrat e saj kryesore në Indonezi.Në janar 2003, sekretari i atëhershëm i Shtetit, Colin Powell, raportonte gjerësisht për financat e “Al-Qaedas” dhe për faktin që shumë organizata me petkun humanitar mbledhin fonde për aktivitete terroriste.Raportin sekret Poëeel ia dërgonte CIA-s, Departamentit të Tregtisë, Departamentit të Thesarit, Departamentit të Mbrojtjes, Qeverisë së Izraelit, Qeverisë së Jordanisë dhe Qeverisë së Arabisë Saudite.Në të ai një sektor të veçantë ia kushtonte Ballkanit dhe aktivitetit të “Al Haramain” në këtë rajon.“Dokumentet e mbledhura në Ballkan tregojnë se punëtorët e “Al Haramain” në Shqipëri, Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë përkrahin “Al – Qaedan” dhe grupet që lidheshin me të. Individët në të gjitha këto zyra financoheshin ose punonin me Bin Ladenin. E-mailet e anëtarëve të “Al-Qaedas” të gjetur në vitin 2002 në kompjuterët e konfiskuar në zyrat e “Al – Haramian” në Travnik të Kroacisë, përmbanin instruksione për të sulmuar një bazë të SFOR-it në Tuzëll”, shkruante Powell.Sekretari i Shtetit tregonte edhe përpjekjen e zyrtarëve të “Al- Haramain” në Kosovë për të fshehur aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm.“Pas sulmeve terroriste të 11 shtator, zyrtarët e zyrës së “Al-Haramain” në Kosovë shkatërruan të gjitha dokumentet që mund ta lidhnin organizatën me aktivitete militante apo terroriste. Në fund të vitit 2001 zyrtarët e “Al Haramain” vendosën që përkohësisht të ulnin nivelin e aktiviteteve, para se t’i vazhdonin ato në mënyrë të jashtëligjshme”, shkruante Poëell.“Al- Haramain Foundation” ishte krijuar në Arabinë Saudite dhe në vitin 2004 u shpall si organizatë me lidhje terroriste nga SHBA-ja si dhe u ndalua aktivitet i saj nga ana e Komitetit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.Zyrtarë të saj kishin planifikuar pa sukses vrasjen e zyrtarëve amerikanë në Najrobi të Kenias në vitin 1997. Një vit më vonë, më shumë se 200 qytetarë, duke përfshirë dhjetëra amerikanë, u vranë në sulmet terroriste në Kenia dhe në Tanzani.Një zyrtar i “Al-Haramain”, Perouz Sedaghaty Ëas Convicted u dënua me 33 muaj burgim në SHBA më 2011, pasi që u shpall fajtor se gënjeu për fondet që ishin të dedikuara për ekstremistët fetarë në Çeçeni.