Lista Lagarde,Papandreu thirret në komisionin hetimor

Ish kryeministri grek Jorgos Papandreu do të thirret për të dëshmuar të martën e ardhshme, në orën 18.30 para komisionit hetimor për çështjen e Listës Lagarde.Kjo u vendos nga anëtarët e komisionit hetimor parlamentar, pas votimit mbi propozimin e paraqitur nga tre deputetë të SYRIZA-s, duke kërkuar thirrjen zyrtare të Papandreut që të deponojë si dëshmitar.Në favor të propozimit votuan 8 deputetë, ndërsa një deputet i PASOK-ut votoi kundër.Të mërkurën, Papandreu i dërgoi komisionit hetimor një memo me shkrim prej katër faqesh, ku ndër të tjera bënte me dije se urdhëri i tij konstant ndaj bashkëpunëtorëve ishte lufta me çdo mënyrë e evazionit fiskal.“Nuk u informova kurrë dhe as që kërkova të informohen mbi përmbajtjen apo çdo gjë tjetër rreth listës”, nënvizonte në memon e tij Papandreu.