Peter Stano: Dera është e hapur
Brukseli vazhdon të theksojë se dera e BE është e hapur për ato vende që duan të jenë pjesë e bllokut, por në fillim duhet të plotësohen kushtet e vendosura për çdo vend.Peter Stano, zëdhënës i Komisionerit Evropian për Zgjerim, Stefan Fule, në një intervistë për mediat në Kosovë thotë se secili vend që kryen detyrimet, do të bëhet pjesë e familjes europiane."Jo vetëm Kosova, por secili vend në procesin e anëtarësimit mund të bëhet vend anëtar, sepse pasi që të jetë përcaktuar perspektiva evropiane për atë partner të veçantë, atëherë është në pyetje kredibiliteti i BE-së për të mbajtur premtimet e saj për aq sa vendi synues apo kandidat i kryen obligimet", ka thënë Stano.I pyetur nëse Kosova mund të jetë optimiste se një ditë do të mund të anëtarësohet në BE për shkak të rregullave të zgjerimit ku vendimet merren vetëm me unanimitet, Stano thotë se nuk ka asnjë arsye për t'u dekurajuar."Nuk ka asnjë arsye për t'u dekurajuar apo për të qenë pesimist, sepse atëherë kur dëshiron që të ketë zgjidhje dhe kjo është mënyra evropiane, atëherë do të gjesh zgjidhje, sepse janë 27, 28 apo 29 vende anëtare që do të të përkrahin në këtë, shto këtu edhe Komisionin Evropian, sepse ne kemi përvojën, e kemi dijeninë dhe dëshirën. Ky është një projekt për t'i bërë evropianët së bashku e jo për të përjashtuar dikë, por për të bashkuar kontinentin evropian për të mirën e të gjithë neve, përfshirë edhe popujt në Ballkanin Perëndimor.”