“High Albania”, një dritare e re eksploruese e maleve shqiptare

Një dritare e re për të njohur Shqipërinë malore dhe për ta kthyer alpinizmin në një sport dhe aventurë për këdo është prezantuar nga Clubi High Albania. Ngjitjet emocionuese të maleve në Shqipëri dhe sfidat për njohjen e natyrës shqiptare në këto ekspedita, kanë tërhequr tashmë rreth 6 mijë të apasionuar rreth alpinizmit, u shpreh drejtuesi i High Albania, Fisnik Muça.Ndërsa këtë nismë që në fillimet e saj dukej e pamundur e përshëndeti edhe Presidenti i Federatës së Alpinizmit, Jani Zizo.Prezantimi i aktiviteteve emocionuese të High Albania Mountain Club, në amfiteatrin e Akademisë së Arteve, u mundësua me mbështetjen e Fondacionit “Eds”.