Çelet qëndra komunitare në komunën e Paskuqanit

Çelet qëndra komunitare në komunën e Paskuqanit e cila do t'i vijë në shërbim komunitetit të kësaj zone për problemet, trajnimet dhe këshillimet për një jetë sa më të shëndoshë shoqërore. Qëndra do të ofrojë programe formimi për të rinjtë, për fuqizimin socio-ekonomik të grave si dhe për aktivitete kulturore dhe argëtuese për banorët, u shpreh Zonja Mrika Cara, drejtuese e shoqatës për integrimin e zonave informale.Në inagurimin e kësaj qëndre komunitare ishte i pranishëm edhe i dërguari i Ambasadës Suedeze në Shqipëri, Patrik Svenson, i cili përshëndeti këtë iniciativë të marrë në të mirë të komunitetit.Kjo qendër është një financim i qeverisë suedeze në bashkëpunim me Shoqatën për integrimin e zonave informale dhe komunës Paskuqan.