Harakiri apo vrasje në xhami? 76 vjeçari gjendet i vdekur në objektin e kultit në Lushnje
Një ngjarje e mistershme është regjistruar pasditen e së Premtes në fshatin Dushk të Lushnjes.Një besimtar musliman është gjendur i vrarë me thikë në fyt brenda ambienteve të xhamisë së fshatit myzeqar.Viktima u identifikua si Shemsi Muça, rreth 76-vjeç, i njohur në komunitetin e Dushkut si praktikant i fesë islame.Trupi i pajetë i 76 vjeçarit është zbuluar nga besimtarë të tjerë që kanë dhënë alarmin për kufomën brenda objektit të kultit.Pas marrjes së njoftimit në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë së qytetit të Lushnjes. Efektivët blu nisën hetimet për ngjarjen, fillimisht duke këqyrur trupin e pajetë.Burime pranë trupit hetimor thanë për “Ora News”, se kanë dyshime të forta se ndodhen para një vrasjeje. Mësohet se ekspertët kriminalistik kanë zbuluar shënja të përleshjeje të mundëshme.Ngjarja vijon të jetë e mbuluar nga një perde misteri dhe misticizmi, pasi pas veç pistës së vrasjes, ngjarja po hetohet edhe në pistën e një vetëvrasjeje të mundëshme brenda xhamisë