Zëvendësimi i anëtarit të KQZ, Kuvendi e shtyn për të hënën votimin

Parlamenti ka shtyrë për të hënën votimin për zëvendësimin e anëtarit të LSI në Komision Qendor të Zgjedhjeve.Seanca, e planifikuar si zakonisht rreth orës 10.00 ka nisur vetëm në orën 13.15,  ndërsa njoftimi për shtyrjen e votimit është bërë nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.Mësohet se vendimi është marrë në konferencën e kryetarëve pas kërkesës së kreut të grupit të PS, Gramoz Ruçi për shtyrjen e votimit.Mazhoranca ka çuar për votim dy emra të propozuar nga Partia Republikane, Klement Zguri dhe Patriot Çobo. Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë kundërshtuar këtë lëvizje të Partisë Demokratike.Para nisjes së seancës Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar i cili ka vendosur që të votojë kundër zëvendësimit të anëtarit të KQZ-së.Ndërkohë që kreu i LSI, Ilir Meta i pyetur nga gazetarët jashtë dyerve të parlamentit për zëvëndësimin e anëtarit të LSI në KQZ vlerësoi se kjo sjellje e politikës është sjellje diversantësh.Gjithashtu LSI-ja e ka quajtur një veprim të tillë të paprecedentë duke iu drejtuar me një letër Trojkes së Ambasadorëve.

Kërkesa e PD-së për zëvendësimin e anëtarit të KQZ-së u miratua dje në komisionin e ligjeve nga deputetës e shumicës dhe në kundërshtim të plotë të opozitës e cila e quajti cënim të hapur të standardeve në zgjedhje.

Ndërkohë votimi në Kuvend të hënën do të pritet me interes për të parë nëse mazhoranca do ti ruajë apo jo numrat për të kaluar zëvendësimin në KQZ.